11 kadetë të FSK-së diplomuan dhe morën gradën e Nëntogerit

FSK bëri të ditur se sot në Ferizaj 11 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomuan dhe morën gradën e Nëntogerit. Ministri i FSK-së, Haki Demolli, e vlerësoi si një hap të rëndësishëm duke thënë se ndihet krenar që Kosova po krijon një ushtri profesionale sipas standardeve të NATO-s. Në këtë ceremoni mori pjesë kryetari  i Ferizajt, Muharrem Svarqa. Komandanti i Përgjithshëm i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kërkoi nga të gjithë pjesëtarët e FSK-së që në mënyrë të vazhdueshme të punojnë drejt zhvillimit profesional në mënyrë që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të jetë sa më i lehtë, raporton Koha.net. Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr tha se Kosova duhet të ndihet krenare që në ushtrinë e saj ka pjesëtarë të gatshëm t’i dalin zot atdheut të tyre. E, nëntogerët që nga sot u bënë oficerë aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shprehnin kënaqësi që tani e tutje do të jenë në shërbim të popullit dhe vendit të tyre. 11 kadetë të FSK-së u kurorëzuan me titullin Nëntogerë pas 4 vjetësh pune dhe angazhimi.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …