Kryetari Thaçi: Kosova mirëpret përkrahjen e vazhdueshme të Andorrës

Kryetari Thaçi: Kosova mirëpret përkrahjen e vazhdueshme të Andorrës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka takuar sekretarin e organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e rëndësishme të OBI-t për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Thaçi mbrëmë ka takuar edhe kryeministrin e Andorrës, Antoni Martín.

“Kosova mirëpret përkrahjen e vazhdueshme të Andorrës për anëtarësimin e shtetit tonë në organizata të rëndësishme ndërkombëtare”, ka shkruar ai në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …