Kuvendi i Komunës së Kaçanikut mbanë mbledhjen e nëntë për vitin 2017

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut, mbajti mbledhjen e IX (Nëntë), të cilën e kryesoi kryesuesi i kuvendit Xhelal Gashi. Anëtarët e kuvendit miratuan Raportin e Auditimit për Raportin Financiar të Komunës së Kaçanikut për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2016 si dhe Planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga të gjeturat e auditorit për PFV 2016 si dhe Propozim Vendimin për transferin/rialokimin e mjeteve të projekteve kapitale brenda të njëjtit nën- program buxhetor. Opinioni i auditorit të përgjithshëm është opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes, sipas opinionit pasqyrat Financiare Vjetore paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale. Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga të gjeturat e auditorit për Pasqyrat Vjetore Financiare të përfunduara me 31 dhjetor 2016, përmban të gjitha hapat dhe aktivitetet që duhet ndërmarrë si dhe personat përgjegjës të cilët janë obliguar që të përmirësojnë procesin organizativ. Kjo ishte mbledhja e fundit e kuvendit për këtë mandat qeverisës komunal, ndërsa u organizua një ceremoni simbolike. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, falënderoi delegatët e kuvendit për punën, kritikat, vërejtjet dhe sugjerimet, të cilat kanë pasur gjithmonë një qëllim të përbashkët, të mirën qytetare. Kryetari uroi që edhe në mandatin tjetër të jetë një kuvend i përgjegjshëm dhe me integritet, ndërsa tha se Kaçaniku edhe në këto zgjedhje duhet ta ruaj traditën e krijuar, për organizimin e zgjedhjeve të qeta dhe demokratike. Për kontributin e dhënë, anëtarët e kuvendit i falënderoi edhe kryesuesi Xhelal Gashi, i cili shtoi se të gjitha mbledhjet e kuvendit janë menaxhuar mirë ku ka pasur gjithmonë atmosferë pune, ndërsa kuvendi i Kaçanikut është shembull i mirë edhe për komunat e tjera. Edhe anëtarët e kuvendit falënderuan njëri tjetrin për bashkëpunimin e tyre përkundër dallimeve politike, po ashtu falënderuan dhe vlerësuan punën e kryesuesit, kryetarit si dhe tërë stafit ekzekutiv dhe administrativ. Në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin e tyre, Kryetari i Komunës së Kaçanikut ndau për secilin anëtarë nga një mirënjohje. Kryetari ndau mirënjohje Post Mortum për anëtarin e ndjerë të Kuvendit Komunal Ilaz Ceka.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …