Më 26 qershor 2015, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po debatohej lidhur me Gjykatën Speciale, ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh kishte ushtruar një presion të vazhdueshëm te deputetët e opozitës, të cilët po kundërshtonin votimin e amendamentit të Kushtetutës së Kosovës, që do t’ i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Në shenj mospajtimi, ai në mënyrë demonstrative ishte larguar nga Kuvendi, ndërkohë që kishte kritikuar deputeten, Albulena Haxhiu, për shkak të qëndrimit të saj. Presioni i hapur i këtij ambasadori kundër deputetëve shqiptarë të Kosovës, vendi i të cilit pretendon të jetë nikoqir edhe i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, nuk ka si të mos na sjellë në kujtesë Batalionin Holandez të OKB-së, i cili lejoi masakrimin e 8.000 myslimanëve të Bosnjës e Hercegovinës. Robert Boshin megjithatë diçka e lidhë me Batalionin famëkeq holandez.
Më 11 korrik të vitit 1995, forcat kriminale serbe, të udhëhequra nga krimineli i luftës, Rakto Mlladiq, nën urdhrat e drejtpërdrejta të kryekriminelit serb, Millosheviq, në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, kryen gjenocid kundër popullatës myslimane-boshnjake, e cila kishte besuar se do të gjente strehë nën forcat e Batalionit Holandez të OKB-së, që kishte marrë sigurimin e rajonit.
Ushtarët holandezë nuk i mbrojtën civilët myslimanë. Ata qëndruan indiferentë duke përcjellë dhe duke regjistruar Masakrën më të madhe dhe më tronditëse, që kishte ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore. Qeveria holandeze ka pranuar fajin vetëm për tre nga 8.000 boshnjakët e vrarë e të masakruar më 11 korrik të vitit 1995. Madje ajo ka ofruar edhe një kompensim cinik në shumën 60.000 euro për tre boshnjakët, të cilët ishin përkthyes dhe u shërbenin organizatave ndërkombëtare, dhe të cilët Batalioni ia kishte dorëzuar monstrumit serb Mlladiq.
Në vitin 2007 shoqata, “Nënat e Srebrenicës” kanë hapur një gjyq kundër Holandës në emër të 8 mijë viktimave. Në çështjen e gjykuar vitin e kaluar në gjykatën rajonale, në Hagë, gjyqtari gjeti pjesërisht fajtorë Holandën për arsye se i kishte dorëzuar ushtarëve Serbë 300 civilë boshnjakë të cilët ishin strehuar tek Batalioni holandez i cili operonte nën vartësinë e OKB gjatë pushtimit serb të Srebrenicës. Ndërsa familjet të cilat nuk kanë pëlqyer vendimin e gjykatës i cili gjen fajtorë Holandën vetëm për vdekjen e vetëm 300 personave kishin theksuar se do të apelonin këtë vendim të gjykatës. Një numër i madh boshnjakësh të cilët u strehuan tek trupat ushtarake holandeze që ishin me detyrë në Bosnje në vitin 1995 iu dorëzuan forcave të udhëhequra nga gjenerali serb Ratko Mlladiç ku më pas të gjithë u pushkatuan dhe u masakruan barbarisht e mizorisht. (RKL)