Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, ka thënë sot se vendimin për transformimin e FSK-së në FAK, Kosova duhet ta marrë në bashkëpunim me NATO-n. Ai gjatë një takimi me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë se siguria e Kosovës varet nga marrëdhëniet me NATO-n. O’Connell ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, e gjithashtu edhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet ministrive dhe dy Forcave tona. Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe ambasadorit O’Connell u bisedua lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, duke u zotuar për vazhdimin, avancimin dhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Ministri Berisha tha se procesi i transformimit të FSK-së në FAK do të jetë plotësisht transparent dhe në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët strategjikë, si SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar etj., si dhe do të punohet ngushtë me të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të të gjitha komuniteteve, për t’i bindur ata, se Forca e Armatosur e Kosovës do të jetë forcë, e cila garanton sigurinë e Kosovës dhe popullit të saj pa dallim.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …