????????????????????????????????????
Asfaltohet rruga që lidhë shumicën e fshatit Lubizhdë me shkollën
21/09/2017
Institucionet
Në Lubizhdë të komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i rrugës, e cila lidhë pothuajse tërë fshatin, me shkollën dhe shiritin e rrugës ndërkomunale Malishevë-Kijevë-Klinë. Punimet në këtë rrugë, i ka inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët gjithashtu janë takuar edhe me banorët e fshatit. “Rregullimi i infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti ajo rrugore, është një obligim i yni si qeveri komunale dhe nevojë e juaja si banorë. Kjo rrugë përveç lagjeve, lidhë edhe shkollën e fshatit, ku nxënësve ju lehtësohet qarkullimi, ndërsa në shkollë nuk bartet balta e rrugës. Kjo ka qenë arsyeja që ne e kemi rregulluar në këtë rrugë, e cila lehtëson qarkullimin e nxënësve, por edhe të vet banorëve, të cilët për tu lidhur me rrugën kryesore, kanë qarkulluar në rrugë të paasfaltuar dhe të parregulluar”, tha nënkryetari Mazreku, i cili, po ashtu, i uroi banorët për rregullimin e rrugës. Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, tha se rruga ka një gjatësi prej mbi 600 metra, rregullimi i së cilës, është bërë e mundur nga buxheti komunal i Malishevës. “Kjo rrugë ka qenë ndër prioritetet tona dhe njëra nga rrugët e planifikuara në listën e investimeve për këtë vit, ku është bërë hapja e rrugës, rregullimi i trasesë dhe tani edhe asfaltimi. Tani kjo rrugë, i lidhë pothuajse të gjitha lagjet e fshatit, me rrugën kryesore, por mbi të gjitha e lehtëson lëvizjen e nxënësve, nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas”, tha drejtori Morina.
Kontrolloni gjithashtu
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …