Stafi i Klinikës Emergjente, reagon ashpër kundër shpifjes së disa portaleve, se gjoja një paciente qenka rrëzuar nga shtrati në kudër të Klinikës Emergjente. Klinika Emergjente, sqaron se këto janë shpifje dhe nuk qëndrojnë, këtë mund të dëshmojnë dëshmitarët në emergjencë, familjarët e pacientes dhe stafi që ka qenë në punë dhe që është 24-orë pa ndërprerë. Klinika Emergjente kërkon nga portalet dhe mediet të marrin burimin zyrtar nga kjo klinikë, apo zyra e informimit, e jo të merren me një video që nuk dëshmon asnjë rrëzim, por prezencë gjaku, e që në emergjencë ka rastet të rënda që trajtohen dhe mund të ketë shenja gjaku në hapësira dhe korridor. Mediat mund ta verifikojnë këtë me familjarët dhe dëshmitarët prezentë, por edhe stafin e emergjencës. Pacientja ende ndodhet në Klinikën Emergjente të QKUK-së. Klinika Emergjente në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshëm ka formuar një komision urgjent për këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …