Drejtoria Komunale e Bujqësisë kanë mbajt takim më bletarët e komunës së Deçanit

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe zhvillimit Rural në bashkëpunim me Qendrën Informative Komunale të Bujqësisë në Deçan, ka organizuar trajnim me fermerët të mbështetur nga  projekti ,,Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avancimit të Shërbimeve Këshillimore’’. Në këtë takim të pranishëm ishin mbi 50 Bletarë të komunës së Deçanit, të cilët kishin interesim për trajnim dhe janë të përkushtuar që në vazhdimësi ti ndjekin trajnimet nga fusha e bletarisë, për këtë arsye ministria ka angazhuar një ekspert të lëmisë së Bletarisë i cili ju shpjegoi bletarëve për përgatitjen e bletëve për dimërim dhe të gjitha masat tjera që kërkon bleta. Eksperti i Bujqësisë në komunë  e Deçanit, Bajram Çeku bëri të ditur se trajnimet janë të domosdoshme  dhe duhet të aplikohen për çdo muaj varësisht nga lëmitë gjegjëse dhe punëve stinore që i presin fermerët. Më trajnime të tilla do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim e sidomos gjatë tre muajve tri deri në katër trajnime Brenda muajit. Temat e trajtuara gjatë këtyre takimeve do të jenë varësisht nga kërkesat që kanë bërë  fermerët gjatë vitit në drejtorinë e bujqësisë dhe që do të jenë në interesa të ngritjes së tyre profesionale në zbatimin metodave bashkohore në rritjen e rendimenteve dhe në prodhimtari te lartë të qumështit, mjaltit, pemëve dhe perimeve etj. Çeku bëri të ditur se për trajnimet e ardhshme do të informohen fermerët me kohë përmes Drejtorisë Komunale të Bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …