Mustafa: Kemi përkrahje ndërkombëtare për Forcat e Armatosura

Kryeministri, Isa Mustafa është shprehur optimist për
ndihmën e ndërkombëtarëve në themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Në
një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se fillimisht duhet të bindet Beogradi që
ka gisht në votën e Listës ‘Srpska’. Sipas tij, për krijimin e ushtrisë së Kosovës
ekziston edhe përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Gjermaninë. “Lista
Serbe do të bindej më lehtë, po të mos ishte ndikimi i madh prej Beogradit”, ka
vlerësuar Mustafa, për të shtuar se duhet të punohet me partnerët tanë
strategjik për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …