Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të premten se problemet dhe nevojat me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës, janë lehtë të zgjidhshme, vetëm nevojitet vullnet politik të cilin e ofron LDK-ja dhe kandidatët e saj, njofton kumtesa partiake. “Kam dalë nëpër lagjet dhe fshatrat e Prishtinës dhe i kam parë nevojat e tyre. Në bazë të nevojave të qytetarëve kemi krijuar projektin për Prishtinën. Lagjet e Prishtinës kanë edhe nevoja edhe probleme në jetën e tyre të përditshme. E mira e gjithë kësaj është se këto probleme janë evidente dhe lehtë të zgjidhshme, nëse ekziston vullnet, të cilin ne do ta ofrojmë”, ka thënë Abrashi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …