Gjuriq: Prishtina po refuzon Bashkësinë e Komunave Serbe

Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në
Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se Prishtina po refuzon nënshkrimin
e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Në një prononcim për
Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë, ai ka thënë se përgjatë tri viteve të
fundit të bisedimeve, nuk është vërejtur një ngurtësim i tillë i Prishtinës. Sipas
tij, pala shqiptare dëshiron t’i thotë ‘JO’ themelimit të Bashkësisë së
Komunave serbe. Gjuriq ka shtuar se në një moment të fundit të takimit në
Bruksel, dukej sikur Prishtina kërkonte të largohej nga takimi duke hedhur
poshtë dokumentin, për të cilin ishte arritur pajtim në masë të madhe. Ai ka
shtuar se delegacioni serb, i kryesuar nga kryeministri Aleksandër Vuçiq ka kërkuar
që Serbia të financojë drejtpërdrejtë Bashkësinë e Komunave serbe në mbledhjen
e taksave si dhe që të ketë kryetarin, Kuvendin dhe Këshillin Ekzekutiv të saj.
 

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …