Intervistë me kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashota

Mirë se erdhët në valët e Radios-Kosova e Lirë, z. kryetar?

Sokol Bashota: Mirë se ju gjetëm dhe ju uroj të gjithë dëgjuesve të radios tuaj, ta dëgjojnë këtë  zë  që në mënyrë të suksesshme ka dalë nga lufta dhe suksesshëm  po e vazhdoni atë zë. Ju dëshiroj  suksese të mëtutjeshme.

 RKL:  Cilat janë planet dhe perspektiva e komunës  gjatë këtij mandati që  kësaj radhe përfshin periudhën katër vjeçare?

Sokol Bashota: Si në komunën e Klinës, mendoj se edhe të gjitha komunat tjera përballen me infrastrukturën rrugore, pastaj një gjendje jo e mirë në shkolla, në përgjithësi dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe gjithsesi edhe hapësirave të gjelbëruara të parqeve dhe pjesëve rekreative. Janë disa sfida që tash e kësaj dite përballimi dhe gjithsesi Klina ka një karakteristike të veçante që edhe sot e kësaj dite nuk ka ende  ujin higjenik të mos flasim me ujin e pijshëm që ashtë një shqetësim që na është përcjell që dhjetë  vite.

Kjo është një sfidë e tej kalueshme jemi duke bërë përpjekje që të realizojmë këtë projekt, por jemi në proces e sipër.

RKL: Në buxhetin për vitin   2011 cilave projekte u  keni dhënë më shumë përparësi?

Sokol Bashota: Komuna e Klinës, këtë vit  ka një  buxhet për shpenzime kapitale rreth 2 milion euro vetëm për këtë vit,  dhe vitin e ardhshëm besoj do të jetë i njëjtë dhe mundësit buxhetore të komunës do të ishin shumë të vogla krahasuar me nevojat që kanë qytetaret tanë, sikur të mos ishin edhe format të tjera si donacionet, subvencionet  nga qeveria të cilat mendoj se janë implementuar suksesshëm. Kemi qasje shumë të mirë me faktorin  ndërkombëtar duke filluar   nga mekanizmat të ndryshëm siç është CIMIC Italian në Pejë, pastaj nga Bashkimi Evropian nga Banka Botërore po ashtu një ndihmë të konsiderueshme e kemi pasur edhe nga Qeveria Kosovës, dhe deri diku kemi arritur që të krijojmë një investim që sado pak me rregulluar mirëqenën e qytetarëve të komunës tonë kjo vërehet për ditë e më shumë. Sot ka 62 km. rrugë më shumë të asfaltuar, ka më shumë shkolla, diku rreth 13-14 fshatra me kanalizim, pra trajtimi i ujërave të zeza, ka edhe  ujësjellës, kemi sjellë zyre të vendit në të gjitha lokalitetet  ku ka pasur nevojë. Në sistemin e shëndetësisë kemi  bërë përparime. Për herë të parë tash mbasi jam edhe kryetari i komunës së Klinës kemi hapë edhe repartin e linditores ku deri tani janë bërë rreth një mijë lindje pa asnjë komplikim serioz. Të  gjithë qytetarët janë të kënaqur me  shërbimet që u bëhen këtu   pacientëve ngase deri tani ata  kanë qenë të detyruar që të shkojnë në Pejë, Drenas dhe në Prishtinë.

RKL: A ka komuna e Klinës  potenciale mjaftueshme për një zhvillim ekonomikë më të avancuar dhe cilët sektorë do të ndikonin në zhvillimin ekonomik në të ardhmen  turizmi a po ndonjë sector  tjetër?

Sokol Bashota: Klina  me buxhetin që ka është e pa mundur të bëjë ndonjë revolucion në zhvillim ekonomikë. Duhet të shtrihet dora  mekanizmave që i kanë këto mundësi gjithsesi në partneritet edhe me komunën e Klinës. Klina ka një oksigjen mjaft të theksuar  që të thithë edhe vizitorët e ndryshëm për arsye se 95%, të tokës se Klinës është tokë bujqësore dhe në këtë hapësirë gravitojnë gjashtë lumenj që janë të pa shtershim e që kishin me krijuar mjaft lehtësira për fermerët e ndryshëm do të kishin një shtim  të veprimtarive të tyre.

RKL: Cilat janë kontaktet e punës  me Ministrin e Bujqësisë?

Sokol Bashota: Me ministrinë e bujqësisë deri tani kemi pas një kontakt dhe një raport shumë të mirë, për arsye se në Komunën e Klinës për çdo vjet  në bashkëpunim me ministrin kemi venë penda  të ndryshme, diku deri tani mbi pesë penda  që njëmijë e tetëqind  hektar tokë i kemi ofruar mundësin e ujitjes . Fermerët, mbi bazën e vendimit që ka nxjerr ministria edhe këta janë duke u mbështetur nga ministria si edhe në komunat e tjera. Ne si komunë, prej kur unë jam kryetar  çdo vit  ndaj sera të ndryshme për qytetaret të cilët janë të interesuar,  me një kosto shumë të vogël të participimit të tyre. Edhe këtë vit mbi 45 serra vetëm për bujq,  me herët kemi ndarë fidanë diku rreth 27 hektar fidanë falas, me qellim të stimulojmë bujqësinë. Në këtë pjesë gjithsesi ne kemi vende turistike ku me një vëmendje të qeverisë ne kishim me thith mjaftë  investues.  Kemi  Mirushën që është një vend mjaft atraktiv që vizitohet jo vetëm nga  Kosova por edhe jashtë saj.

RKL: Sa është Qeveria e gatshme të ndihmojë këto projekte?

Sokol Bashota : Deri tani jemi të kënaqur me gjithë përkushtimet e qeverisë, në të gjitha sektorët që udhëheq ajo për ti ndihmuar komunat në përgjithësi, por edhe ne komunën e Klinës. Ne kemi thanë i kemi pas dyert e hapura për të bashkëpunuar  me të gjithë ministrat pra pa ndihmën e qeverisë, Klina nuk do ta kishte as këtë pamje, as këtë zhvillim ekonomik edhe këtë ndryshim në infrastrukturë, duke u nis që nga shkollat, që nga rrugët e reja, e shumë veprimtari të tjera që lidhën drejtpërdrejt më mirëqenien e  qytetarëve tanë. Kështu deri tash jemi shumë mirë besojë së deri të ardhmen të jemi në bashkëpunim të frytshëm dhe krejt është në interes të qytetarëve për arsye se nevojat në këtë vit janë mjaftë të mëdha, për arsye se edhe ky regjion ka qenë  dëmtuar nga  lufta e fundit, dhe numri i papunësisë është mjaft i theksuar në këtë pjesë, shpresojmë me një mbështetje edhe më të madhe do t”i tejkalojmë sfidat që na dalin.

RKL: Cilat janë kapacitetet komunës për t’i dalë ndihmë familjeve të dëshmorëve?

Sokol Bashota: Realisht ne i kemi marrë disa iniciativa për këto  kategori të cilat kanë dhënë shumë për këtë vend, dhe kanë dhënë më të dashurit e tyre të kemi një fokusim dhe një qasje nga institucioni i komunës, pavarësisht benificioneve që ata i gëzojnë nga qeveria. Ne ju ofrojmë në çdo festë qoftë kombëtare apo fetare si dhe në ditën e rënies, pako ushqimore. 103 familjeve të dëshmorëve që kemi në komunën e Klinës ma herët fëmijët e tyre i kemi dërguar edhe në pushime dhe gjithmonë jemi afër tyre. Prioritet kanë në konkurset tona ata që kanë qenë ushtarë, ata të cilët kanë qenë dhe vijnë nga familjet e dëshmorëve  ngase kjo është e sanksionuar edhe me ligj, por ne kemi ndarë 25 banesa për familjet e dëshmorëve të cilët kanë pas nevojë. Po ashtu disa shtëpi përmes donacioneve të  ndryshme i kemi përzgjedh dhe i kemi liruar dhe në listën e 150 familjeve që kemi ndihmuar në material dimëror të cilat kanë qenë raste sociale, një pjesë e tyre është e përzgjedhur të cilat janë qoftë të familjeve të dëshmorëve qoftë invalid i luftës, por edhe ata që ka qenë ushtarë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

RKL: zotëri  Bashota, a mund të na thoni si do të duket komuna në fund të këtij mandati qeverisës, me çfarë të  arriturash?

Sokol Bashota: Dëshiroj ta filloj me një thënie të Niçes: “Nga e thëna në të bërë është një det i tërë me rërë”. Megjithatë qytetarët e Klinës nuk kanë menduar  se qyteti i tyre do ta ketë pamjen që ka sot, se ajo vërtetë ka ndryshuar falë përkushtimit dhe angazhimit qëe kemi pasur, qoftë nga institucioni, qoftë nga qeveria e Kosovës që të ketë një ndryshim dhe një zhvillim. Gjithsesi  Klinën në këtë mandat dëshiroj  të përfundoj një herë e përgjithmonë  me ujin e pijshëm për qytetin, sepse është një ndër sfidat kryesore e personalisht për mua dhe të  institucionit që unë drejtoj dhe gjithsesi të ketë një përfundim shumë më të mirë, dhe një vend atraktiv dhe njerëzit në rast të pushimeve ta shohin  Klinën dhe hapësirat që do ti ofrojmë gjatë këtij mandati.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …