Duke folur për programin e tij qeverisës për Gjakovën, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të këtij qyteti, Ardian Gjini ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës, për Gjakovën do të bëjë diçka që moti nuk është parë në këtë komunë. Ai ka theksuar më tutje se kryetarja e deritashme, Mimoza Kusari-Lila nuk ka realizuar ndonjë projekt të madh për këtë komunë dhe ka shtuar se ajo nuk ka jetuar në qytetin që e ka drejtuar dhe se për këtë arsye nuk i ka përjetuar problemet e qytetarëve. Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të këtij qyteti, Ardian Gjini ka shfaqur bindjen e tij se garën për Gjakovën do ta fitoj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe se për çdo projekt do ta ketë përkrahje të madhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …