Kryetari, Hashim Thaçi i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë do të dëgjohet vullneti i popullit. Ai ka thënë se Serbia duhet të përmbyllin kapitullin e armiqësive me një marrëveshje për normalizimin e raporteve reciproke. “Mendoj se përtej bartësve të institucioneve, përtej Qeverisë, përtej Kuvendit, duhet që kësaj radhe këtë marrëveshje ta përcjellim te vet sovrani përmes vullnetit të tij, pra populli i Kosovës. Dhe kjo mundësi duhet të ofrohet. Mendoj se njerëzit ende nuk janë mësuar se në Kosovë mund të organizohet referendum, por diçka e tillë do të mund të organizohet në një koordinim të plotë të institucioneve të vendit, duke respektuar mekanizmat kushtetues dhe ligjorë me një unitet të spektrit politik, të shoqërisë civile, të medieve dhe të gjithë njerëzve në Kosovë. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të jetë marrëveshje historike, pas një problemi dhe konflikti për më tepër se një shekulli, në mes të vendeve dhe popujve tanë, ka deklaruar në mes tjerash, kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …