RKL: Mirë se erdhe të valët e radios Kosova e Lirë
Mehmet Krasniqi: Faleminderit për mundësinë që të jem pjesë e radios Suaj të respektuar
RKL: Cilat janë planet dhe perspektiva e komunës gjatë këtij mandati?
Mehmet Krasniqi: Po kjo edhe korrespondon me projektin, të cilin e kam ofruar para elektoratit gjatë fushatës parazgjedhore e që në pika të shkurtra ka qenë kryesisht për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik në përgjithësi, krijimin e kushteve për një veprimtari më të suksesshme për bizneset e vogla dhe të mesme, mandej intencë e imja ka qenë dhe besoj se jemi në rrugë të mirë drejt realizmit edhe të infrastrukturës, kanalizimit, ujësjellësi, përfundimi i rrjetit shkollor, pastaj i ambulancave. Unë mendoj se edhe këtu jemi në dinamikën e planifikuar, po ashtu tehu i veçantë i aktivitetit tim ka qenë përmirësimi i gjendjes së arsimit. Në këtë drejtim përpjekjet janë vërtetë të mëdha ngase edhe në të kaluarën për shkak të infrastrukturës së dobët shkollore kanë çaluar edhe rezultatet. Tani rezultatet e para janë inkurajuese edhe në nivel të ngritjes së përgjegjësisë dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve të shëndetit për qytetarët e komunës sonë, kemi lëvizje mjaftë pozitive në këtë drejtim. Po ashtu intencë e imja ka qenë që në kuadër të administratës komunale si qendra e parë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët e komunës sonë. Me ardhjen time kam ofruar një formë tjetër të punës, është një ristrukturim i vendeve të caktuara ku kam konsideruar më herët që ka ngecje në punë, e gjitha kjo në kuptim të një profesionalizmi adekuat në dikastere të ekzekutivit të komunës, është një përmirësim i dukshëm i disiplinës përbrenda, ngase kam konsideruar që është një parakusht elementar për ofrimin e shërbimeve cilësore.
Intencë e imja ka qenë edhe riedukimi në maksimum i shpenzimeve përbrenda në komunë. Kjo ka të bëjë veçanërisht me linjat që konsiderohen të ndjeshme dhe që ka te bëjë me shpenzimin e derivateve të makinave te drekave, të telefonave, e këtu kemi arritur që t”i përgjysmojmë shpenzimet dhe për t’u krijuar një qasje tjetër ne raport me taksën e tatim paguesit që të shpenzohet në mënyrë racionale por edhe për faktin që me ardhjen time pata trashëguar një borxh të konsiderueshëm që gradualisht është dashur me gjete mundësi për ta eliminuar gradualisht e që është kushtimisht shtrëngim i rripit për tu paguar mandej.
Këtu duhet të them që është i pa anashkaluar edhe raporti me KEK-un, që ka qenë pjesë e veçantë e programit tim. Ne kemi probleme të mëdha me këtë kompani, gjatë kësaj periudhe ne kemi zhvilluar tri takim të fuqishme me ministrinë që e menaxhon këtë kompani, krejt janë në funksion të përmirësimit të gjendjes ambientale, në sjelljes së konditave më normale, por edhe të gjendet zgjidhja që komuna jonë të ketë një furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike dhe të kemi rrymë 24 orë. Diçka kemi lëvizë në këtë drejtim por jo në nivelin që ne e konsiderojmë të nevojshme dhe është reale në raport me këtë kompani. Unë konsideroj që janë në pika të shkurtra aktivitete dhe planet e mija që edhe përkundër vështirësive të mëdha megjithatë po arrij t’i realizoj në përmasa reale.
RKL: Cilave projekte u keni dhënë prioritet për ketë vit?
Mehmet Krasniqi: Po, në kuadër të buxhetit që gjithë herë diktohet edhe realizimi i projekteve në komunë që ne për hir të dëgjuesve dhe lexuesve duhet të them që është 3 milionë e 100 mijë euro, gjithsesi buxhet modest. Kjo do të thotë, se ne krejt këto mjete financiare i kemi brenda këtij viti, dhe në bashkëpunim me asamblenë komunale kemi bërë planifikimin. Qasja e ime ka qenë që, meqë është një sasi e vogël e me mundësi të vogla materiale, të paktën këto që janë të shpërndahen në mënyrë të ekuilibruar në komunën tonë, në mënyrë që të mos anashkalohet qyteti e as zonat rurale.
Besoj se këtë e kemi arritur, unë e kam nxjerr pëlqimin e Asamblesë, me atë buxhet që e kemi planifikuar në mënyrë unanime e pata kaluar, tani jemi në fazën e implementimit të realizimit të projekteve të shumta, projekti i madh kapital sivjet është në përfundim e sipër, asfaltimi i 13 rrugëve që është donacion nga Komisioni Evropian, dhe është në fazën e fundit që përfshinë ndërtimet më të mëdha në fshatin Milloshevë, por edhe në qytet. Po ashtu së shpejti fillojmë edhe ndërtimin e ri të Administratës Komunale, një donacion që kap vlerën 1.5 milion, dhe nga viti ardhshëm ne do të transferohemi në një projekt të ri. Këto ishin sa u takon donacioneve, ndërsa ne nga buxheti vetanak kemi filluar rregullimin e rrugëve që do të jenë 10 km rrugë e asfaltuar, rreth 25 km ujësjellës, 20 km kanalizime. Jemi përfitues të dy zyrave të vendit nga MAPL, njëra do të jetë në Sibovc e tjetra në fshatin Dardhishtë. Kemi projekte të vogla që kemi kaluar po ashtu jemi në fazën e konkretizimit të një projekti të asfaltimit të rrugës nga Tyrbja e Sulltan Muratit, jemi në biseda me Kek-un, për asfaltimin e dy rrugëve. Është risi që nga buxheti është bërë një ndarje për ruajtjen e ambientit dhe me ardhjen time e kanë paguar paraprakisht, tani më ka një buxhet të veçantë për gjelbërimet dhe ndërtimet e shesheve, trotuareve. Për herë të parë kemi ndarë mjete për pastrimin e varrezave, jemi në përfundim të shenjave të identitetit të historisë sonë, pothuajse në tërësi ne i kemi vendos lapidarët për dëshmorët e luftës së fundit, realisht në pika të shkurtra po përpiqemi të ecim përpara.
RKL: Sa ka qenë Qeveria e gatshme të ndihmojë këto projekte?
Mehmet Krasniqi: Dua të them publikisht që niveli i bashkëpunimit me qeverinë e vendit lë shumë me dëshiruar. Në masë të madhe e kuptoj këtë qasje. Realisht kam pritur nga ministria e transportit tani e infrastrukturës. Tanimë dihet që prioritet e kanë autostradën kjo rrugë e kombit i gëlltit gati të gjitha këto fonde, por megjithatë kujtoj që ka vend për një përkrahje më të madhe, pikërisht për faktin e thjeshtë të qenit komunë industriale siç është komuna e jonë. Kjo në nivel të tillë të zhvillimit apo mos zhvillimit në të cilin ndodhemi është një shpërputhje e madhe, që realisht nuk i bën nderë as qeverisë së vendit. Unë mendoj që Kastrioti ( ish Obiliqi) për shkak të pasurive të mëdha dhe kompleksëve industriale, që ka në territorin e vet tu jap dritë dhe është një bazament i zhvillimit ekonomik të përgjithshëm i pjesëve të tjera të vendit, sepse pa rrymë s’ka aktivitet ekonomik që pretendon të jetë një fuqi Kosova , të paktën një fuqi rajonale sa i takon prodhimit të energjisë elektrike dhe krejt këto të mira vijnë nga komuna e jonë. Konsideroj që është reale që edhe Qeveria ta kthejë kokën pak nga kjo komunë për ta nxjerrë nga niveli në të cilin është nga Komunat më të pa zhvilluara të vendit. Pres që në fund të dominoj zëri i arsyes dhe komuna jonë të ketë një trajtim tjetër më meritor konform specifikave që i ka ë tërësi .
RKL: Cilat janë kapacitetet komunës për t’i dalë ndihmë familjeve të dëshmorëve?
Mehmet Krasniqi: Gjithësesi se janë të kufizuara. Unë e ceka se pjesën e obligimit tonë e kemi përfunduar d.m.th. janë punuar të gjithë lapidarët dhe shenjat e tjera të identifikimit të asaj periudhe. Në kuadër të ligjit të miratuar familjet e dëshmorëve gëzojnë edhe pensione. Në të ardhmen e afërt plani im është që të u ndajmë trojet në lokalitetin e Shkaba, ku është i destinuar për zhvendosjen e popullatës të fshatit Hade dhe të tjera për shkak të zhvillimeve minerare, Pres që të gjej mbështetje edhe nga Qeveria që tu ndajë troje edhe këtyre njerëzve që aq shumë kanë kontribuar për lirinë e vendit. Përndryshe janë shoqatat që veprojnë këtu, unë përpiqem t’ u dal në ndihmë. Këtë vit u kanë ndarë mjete në vlerë prej 5000 euro për operimet e tyre të brendshme, e kanë mundësinë e lëvizjes kudo që kanë aktivitete gjithmonë e kanë të siguruar transportin, kështu që raportet janë të mira dhe do të begatohen më tutje. Pjesët tjera i takojnë Qeverisë së vendit për përkujdesje e të tjera.
RKL: Cilat kanë qenë sfidat me të cilat jeni përballur në punën e deritashme
Mehmet Krasniqi: Mendoj se janë shumë të tepërta sfidat, por nga njëherë është shumë e vërtetë që të jesh kryetari i kësajk komune është shumë vështirë, pikërisht për shkak të këtyre specifikave. Sfida kryesore është kompetenca e kufizuara me sferën e ofrim të shërbimeve për qytetarë. Këtu kryesisht mendoj tek uji të furnizimi me uji dhe të mbeturinave pasi që është e di se kur kanë dalë në fushatë zgjedhore për kryetar komune e kam pas platformën, që tash me ardhjen time kryetar do të ndodh bartja e kompetencave furnizim me ujë dhe mirëmbajtje dhe pastrim të mbeturinave. Fatkeqësisht kjo sot e asaj ditë nuk ka ndodhë edhe pse shumë përpjekje janë bërë në nivele të ndryshme. Për ta sqaruar këtë është një konfrontim direkt i ligjit mbi vetëqeverisjen lokale dhe ligji mbi ndërmarrjet publike duket që ata janë më të fortë se ne dhe ende po i mbajnë këto kompetenca në duar.
Unë nuk e di se cili është funksioni real normal i një kryetarit nëse nuk ka fuqi edhe kompetencë për t’iu ofruar ujë e pastrim qytetarëve por edhe përgjegjësi për mirëmbajtje për pastërtinë e qytetit apo lokaliteteve të tjera. Kjo konsideroj që është brenga më e madhe e kryetarët të komunës edhe e imja. Sfidë tjetër ma e madhe është raporti shumë i disfavorshëm me KEK-un ndonëse ne kemi probleme të mëdha me ambientin dhe si pasojë kemi shumë raste me sëmundje të pa shërueshme, dhe këto krejt na marrin mjete të mëdha në subvencione. Unë jam i detyruar për faktin se ato sëmundje realisht janë të pa shërueshme dhe është humane e morale të ndihmohen raste të tilla. Përgjegjëse ashtë kompania në fjalë. Të tjerat janë të natyrave të ndryshme, mundësitë e kufizimeve buxhetore gjithsesi. Sfida tjetër e radhës kjo bie ngase kërkesat e terrenit popullatës në përgjegjësi në raport me mundësit që i ka komuna dhe me buxhetin është një shpërputhje e konsiderueshme, të tjerat janë probleme më të vogla, por unë i përmenda ato që janë më të rëndësishme.
RKL: Para pak kohe keni nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për një projekt pesëvjeçar për ngritjen e profesionalizimit te mësimdhënësve. Ne cilat shkolla do te implementohet ky projekt?
Mehmet Krasniqi: Po është projekt që e ka iniciuar drejtoria e arsimit dhe konsideroj se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe është diku në faza të caktuara. Në fazën e parë është i përfsahirë qyteti, mandej është orari i cilin e ka përgatitur drejtoria, por është një nivel shumë profesional i trajnimeve dhekonsideroj që është njëra ndër punët ma të mira që po bëhet gjatë këtij mandati.
RKL: Sa janë ndarë të kënaqur bujqit me subvencionet që janë dhënë nga Ministria e Bujqësisë dhe cilat kanë qenë rendimentet për këtë vit?
Mehmet Krasniqi: Komuna jonë dikur ka qenë zonë industriale, por tani duhet pranuar faktin se bujqësia është në nivel sekondar. Megjithatë ka bujq të vyeshëm, dhe ajo pak tokë që ka mbetur jashtë ndikimeve, të të qenit zonë industriale, punohet me përkushtim të madh por gjithsesi ka qenë shumë e mirëpritur, sidomos qasja e Qeverisë së vendit për të bërë subvencionimin e bujqve në kuptimin e mbjelljes së grurit. Rezultatet vërtet janë inkurajuese në komunën tonë dhe janë në mesataren e vendit, që është mbi 4000 kg për një hektarë. Ne jemi shumë të kënaqur dhe unë mendoj se i afrohemi afër nevojave qe ka komuna jonë. Tendenca ime është që në vitet në vijim, edhe nga komuna të ndajmë subvencione me qëllim që të këtë sferë të bujqësisë ta ndihmojmë.
RKL: Faleminderit për kohën dhe suksese në punën Tuaj.
Mehmet Krasniqi: Ishte kënaqësi e veçantë që pata mundësi të shpalos këtë në medien e Juaj. Ju ftoj të bashkëpunojmë edhe më tutje. Faleminderit.