Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi: Më 22 tetor do t’i ndëshkojmë ata të cilët e katandisën këtë qytet

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi: Më 22 tetor do t’i ndëshkojmë ata të cilët e katandisën këtë qytet

Kandidatja për kryetare të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, gjatë një tubimi zgjedhor sonte në Mitrovicë, ka thënë se ajo dhe PDK-ja do t’i japin fund qeverisjes që ka katandisur qytetin e Mitrovicës katër vitet e fundit. Sipas saj, me një qeverisje ndryshe, të përgjegjshme, transparente dhe me një ekip më të mirin që ka Mitrovica, PDK-ja do të arrijë t’ia kthejë dinjitetin qytetarit. Ajo ka premtuar se nuk do të lë asnjë fond pa e sjellë në Mitrovicë.

“Jam shumë krenare që jam jo vetëm kandidatja, por kryetarja e ardhshme e Mitrovicës nga radhët e PDK-së. PDK-ja po dëshmon çdo ditë se me të vërtetë është forca e ndryshimit. Ne jemi ata që më 22 tetor do t’i themi jo atyre të cilët e katandisën Mitrovicën deri në këtë gjendje. Gjithandej kemi parë zhgënjim, dëshprim, humbje të shpresës, por në të njëjtën kohë jam shumë e lumtur që unë jam ajo dritë në fund të tunelit. Me një qeverisje ndryshe, me një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe me një ekip më të mirin që ka Mitrovica, ne di t’ia kthejmë dinjitetin qytetarit. Ju premtoj asnjë fond nuk kam me lënë pa e sjellë në Mitrovicë, këtë ju garantoj”, ka thënë Idrizi.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …