OKB saktëson se autoritetet e larta ushtarake në Mianmar do të hetohen për gjenocidin e kryer në shtetin Rakhine

Behxhet Pacolli: Shumë shpejt Republika e Kosovës do të anëtare e OKB-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se “dita, kur shteti ynë do të jetë anëtari i 194-të i Organizatës së Kombeve të Bashkuara duket më e afërt se kurrë”.

“Mendja ma thotë dhe zemra më rrah, që flamuri i Republikës së Kosovës do të valojë dhe shkëlqejë, në njërën nga këto shtiza. Dita, kur shteti ynë do të jetë anëtari i 194-të i Organizatës së Kombeve të Bashkuara duket më e afërt se kurrë. Kosova e meriton vendin e saj në mesin e kombeve të lira sepse në ekzistecën e saj gati dhjetë-vjeçare ka dëshmuar se është shtet-paqedashës dhe ka forcuar stabilitetin rajonal”, ka shkruar Pacolli, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …