Përderisa kriza e referendumit të pavarësisë së Katalunjës thellohet, zyrtarët e BE-së po qëndrojnë gojëmbyllur, edhe pse diplomatët privatisht shprehin shqetësim serioz në një situatë që e konsiderojnë një sfidë ndaj vlerave thelbësore evropiane. Planet e qeverisë katalanase për të mbajtur një votim më 1 tetor, në kundërshtim me urdhërin e gjykatës që e konsideron atë të paligjshëm, kanë shkaktuar protesta të mëdha në Barcelonë dhe një goditje të fortë nga Madridi.
Presidenti katalanas Carles Puigdemont ka dënuar “qëndrimin totalitar dhe jodemokratik të shtetit spanjoll”, pasi policia arrestoi mbi një duzinë zyrtarësh qeveritarë katalanas dhe sekuestroi gati 10 milionë fletë votimi. Por Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, ka refuzuar të komentojë hollësisht, për atë që ai e konsideron një çështje e brendshme të Spanjës.
Amadeu Altafaj, përfaqësuesi i qeverisë katalanase në BE, tha se duke e refuzuar ta konsiderojë, si një çështje e brendshme, Brukseli dështoi në detyrën e tij për të mbështetur parime më të gjera demokratike.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me pavarësinë, po apo jo, jo vetëm me marrëdhëniet midis Katalonjës dhe Spanjës … përtej këtij debati, kjo është në të vërtetë për standardet demokratike në BE”, u tha ai gazetarëve.