leoni

BDI-ja sot në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, organizon Konventën promovuese për zgjedhjet vendore 2017

BDI-ja sot në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, organizon Konventën promovuese për zgjedhjet vendore 2017

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, në orën 16.00 do të organizojë Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017. Me këtë rast, kryetari Ali Ahmeti do të promovojë ekipin fitues për zgjedhjet lokale, ndërsa para Jush do të paraqiten kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunal. Kandidatë me kredibilitet personal e familjar, të përgjegjshëm dhe me vizione të qarta për të mirën e komunave shqiptare. Kandidatë të dëshmuar me punën e tyre, të afërt me qytetarët dhe njohës të mirë të sfidave me të cilat ballafaqohen qytetarët. Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokale 2017 garon me vlera, vlera këto të arritura ndër vite  dhe njëkohësisht është i angazhuar maksimalisht për respektimin e standardeve ndërkombëtare, duke kontribuar për një proces demokratik, të lirë dhe të ndershëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se deri më 22 nëntor, përmes platformës elektronike janë regjistruar afro 19 mijë votues

Edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e afatit të aplikimit për regjistrim si …