Më 26 shtator 2017, në 19-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët: Idriz Halil Balaj, Milazim Musli Balaj dhe Sylë Ali Balaj. Në vendin e quajtur “Vuçak” tani valon flamuri me dy krerë mbi lapidarin e lirisë, ku janë skalitur emrat e tyre, ndërsa trupat u pushojnë përjetësisht ne varrezat e fshatit Gllarevë. Heroizmi i dëshmorëve të lirisë tingëllon dhe do të tingëllojë përgjithmonë gjithnjë zëshëm si proces jetësor, si mësimi më kuptimplotë i historisë, që na mëson sesi duhet jetuar dhe se si duhet vdekur për atdhe, duke mos lejuar që vuajtja e vdekja të bëhen proces i përditshmërisë. Familja Balaj e Gllarevës, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë tre dëshmorë: Idriz Halil Balajn, Sylë Ali Balajn dhe Milazim Musli Balajn. Ata, luftuan dhe qëndruan trimërisht, në mbrojtje të tokës arbërore, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …