Kandidati i AKR për kryetar të Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, u bëri thirrje kundërkandidatëve që t’ia urojnë fitoren për Prishtinën. Derisa kërkoi votën e prishtinasve, Pacolli tha se për 17 vite me radhë në Prishtinë nuk janë përmbushur detyrimet për të cilat janë zotuar udhëheqësit e deritanishëm komunalë, Ndërsa, Islam Pacolli, kryetar i AKR dega në Prishtinë, tha se Selim Pacolli do të jetë përfaqësuesi më dinjitoz i qytetarëve . “Po vjen koha ku do të qeveriset komuna e Prishtinës nga qytetari i Prishtinës, për arsye se kohën e fundit iu është mohuar kjo e drejtë”, tha Pacolli. Këto deklarata Pacolli i bëri gjatë tubimit elektoral me qytetarët e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …