Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për fitoren në zgjedhje

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për fitoren në zgjedhjet e djeshme për Bundestag të partisë së saj. Në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, Thaçi ka thënë se kjo fitore e forcon Evropën dhe gjasat e integrimit në BE të vendeve ballkanike.

“Urime Kancelares Merkel për mandatin e ri. Kjo është një fitore që e forcon Evropën dhe forcon gjasat e integrimit të Kosovës dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Bashkim Smakajt akuzon Prokurorinë e Hagës për fshehje provash

Mbrojtja e Bashkim Smakajt, ish-shefit të AKI-së, ka akuzuar Prokurorinë e Hagës për fshehje të …