Asfaltohen rrugët në Drenoc, Tërpezë të Ulët, Damanek dhe Qypevë të komunës së Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme, në fshatrat e  Komunës së Malishevës, gjatë kësaj fundjave, ka përfunduar rregullimi, përkatësisht asfaltimi i disa rrugëve, në fshatrat Drenoc, Tërpezë e Ulët, Damanek dhe Qypevë, rrugë të cilat kanë rëndësi jetike për banorët e lagjeve të këtyre fshatrave, pasi tashmë, përveç asfaltimit të rrugëve kryesore, janë lidhur me rrugë të asfaltuar edhe lagjet me lagje. Krahas mbikëqyrjes gjatë asfaltimit, drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, i shoqëruara edhe nga zyrtarët e kësaj drejtorie i kanë inspektuar punimet në gjashtë rrugët e asfaltuara ditëve të fundit. Morina, është ndarë i kënaqur me punimet e kryera në këto rrugë. “Ajo për çfarë po flasim, është rregullimi i infrastrukturës brenda fshatrave dhe kjo është gjë e mirë, pasi jo vetëm rrugët kryesore, të cilat ka kohë që kanë përfunduar në territorin e Komunës së Malishevës, por po shkojmë drejt përfundimit të rrugëve dhe infrastrukturës tjetër edhe brenda lagjeve dhe rrjedhimisht, me këtë po lehtësohet edhe jetesa e qytetarëve”, tha Morina. “ Ne jemi të përkushtuar që të rregullojmë infrastrukturën në përgjithësi, në çdo fshat dhe në çdo lagje, dhe të gjitha këto janë investime të parapara në listën e investimeve kapitale për këtë vit, ndërsa tashëm jemi në fund të realizimit të të gjitha projekteve njëvjeçare”, tha Morina, i cili gjithashtu, bëri të ditur se të gjitha këto rrugë që kanë përfunduar, janë ndërtuar me buxhetin e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …