Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka deklaruar se askush nuk do të ketë mundësinë për t’i rrezikuar familjet tona, siç nuk do të ketë mundësinë askush t’i ofrojnë fëmijëve tonë drogë. Këto komente Haradinaj i bëri gjatë vizitës në Policinë e Kosovës, ku është takuar me drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Haradinaj tha se temë diskutimi në takim ishte për narkotikët tek fëmijët dhe tema tjera që lidhen me sigurinë.
“Kjo është e patolerueshme dhe nuk do të lejohet. Kemi plot tema që lidhen me sigurinë, janë vjedhjet por besoj që është një dakordim i të gjithë neve që s’ka me mujt kush në Kosovë me iu ofru fëmijëve droga, s’ka me mujt kush me i shti duart në shkollat tona, s’ka me mujt kush me e rreziku familjen tonë. për këtë besoj që kemi dakordim të gjithë ne”, tha ai.