Kandidati për kyetar të komunës së Prizrenit, z.Shaqir Totaj, vazhdoi takimet intensive me banorët e Hasit, ku qëndroi në fshatrat Gjonaj, Lugishtë dhe Kushnin, nga ku morri përkrahjen e bashkëvendësve të tij për mbështetje të vizionit të tij për Prizrenin dhe platformën shpresdhënëse të Partisë Demokratike të Kosovës. Z.Totaj u shpreh se Hasi është në listën e prioriteve të qeverisjes së tij të ardhshme katër vjeqare, duke i ftuar për përkrahje dhe votim plebeshitar të numrit 94 dhe PDK-në sepse kjo parti simbolizion vazhdimin e zhvillimit te Hasit, si një regjion që ka dhënë shumë për Kosovën. Banorët e Hasit u shprehen me bindje të plotë, se vota e tyre do të shkoj për njeriun i cili vie nga rrethi i tyre dhe se vota për Shaqir Totën është mundësi më e mirë për vazhdimin e investimeve në këtë regjion dhe se çdo votë për kandidatët tjerë është votë e humbur dhe që nuk garanton shpresë për hasjanët.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …