Kryeministri, Ramush Haradinaj ka ritheksuar qëndrimet e tij për demarkacionin me Malin e Zi. “Kufiri është në Çakor e në Kullë dhe nuk ka nevojë askush të na tregojë për disponimin e tjetërkujt, nuk ka nevojë askush të na japë leksione të çfarëdo natyre. Pa rezultate të Komisionit nuk ka çka të bisedojmë me Malin e Zi. Aktualisht unë s’kam ndonjë kërkesë konkrete për Malin e Zi, sepse unë pres të gjeturat e Komisionit. Dua ta di se çka kam në dorë dhe çka po synoj, por kuptohet se s’ka marrëveshje të njëanshme për kufi. Pse e ka ratifikuar Mali i Zi kjo nuk na obligon, tha Haradinaj për televizionin publik. Ky Komision ka filluar punën zyrtarisht dhe ka për detyrë të evidentojë, ku janë lëshimet, ku janë gabimet dhe atë të vërtetë do të na e raportojë në Qeveri, Kuvend por edhe para dhe popullit e miqve tanë, ka thënë mes tjerash, kryeministri Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …