19 vjet nga masakra ndaj familjes Deliu në Abri të Drenasit

19 vjet nga masakra ndaj familjes Deliu në Abri të Drenasit

Sot bëhen 19 vjet që kur forcat pushtuese kryen masakrën ndaj familjes Deliu në Abri të Drenasit. Më 26 shtator 1998 forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme, gjatë luftës në Kosovë, ku u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajshe e deri në 94 vjeçare. Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe, ku edhe kanë kryer masakrën ndaj familjes Deliu, që të gjithë civilë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …