Në zgjedhjet e 22 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje, përveç për Shpend Ahmetin kandidatit për kryetar të Prishtinës, votën e ka kërkuar edhe për 56 kandidatët për asamble komunale. Duke shpresuar së pas zgjedhjeve të 22 tetorit do të jetë sërish kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar që së paku në kuvend t’i ketë edhe 26 asamblistë nga Vetëvendosje për t’i realizuar denjësisht 100 zotimet e programit, “Jepi Krah Prishtinës”. Albin Kurti e Visar Ymeri, u shprehën se mjaft shumë u sulmua qeverisja e Vetëvendosjes në kryeqytet por kritikat u kthyen vetëm me punë dhe zgjidhje të problemeve për qytetarët e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …