Aleanca Kosova e Re, në prani të qindra simpatizantëve ka hapur solemnisht Fushatën elektorale për Zgjedhjet lokale 2017

Aleanca Kosova e Re, në prani të qindra simpatizantëve ka hapur solemnisht Fushatën elektorale për Zgjedhjet lokale 2017

Aleanca Kosova e Re, në prani të qindra simpatizantëve ka hapur solemnisht Fushatën elektorale për Zgjedhjet lokale 2017. Në mesin e qytetarëve të shumtë, i pranishëm ishte edhe kryetari i Aleancës, Behxhet Pacolli, i cili në fjalën e tij përshëndetëse ka thënë se ka ardhur koha e njerëzve vizionarë, të cilët punojnë për të mirën e vendit. “Parimi bazë i suksesit të padiskutueshëm është përkushtimi maksimal ndaj punës, kandidatët tanë do ta bëjnë këtë. Ka ardhur koha që në krye të institucioneve lokale të kemi njerëz me vizion. Synimi ynë është ndryshe, kemi vizion të lehtësojmë jetën e qytetarëve dhe të ju ofrojmë më të mirën”, ka thënë ndër të tjera kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli. Gjatë ceremonisë solemne të hapjes së fushatës, u bë edhe prezantimi i kandidatëve të Aleancës Kosova e Re, të cilët kanë hyrë në garë për kryetarë të komunave përkatëse. Kandidatët patën mundësi që me nga një fjalë rasti t`i përshëndesin të pranishmit, ndërsa u zotuan për punë dhe angazhim maksimal në realizimin e programit të Aleancës Kosova e Re.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …