Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Klinë ka thënë se kjo komunë ka pasur transformim të madh nën drejtimin e Sokol Bashotës. Prandaj, Veseli tha se del me dinjitet dhe krenari para qytetarëve të Klinës për të kërkuar edhe një mandat katërvjeçar për Bashotën. Kryetari i PDK-së tha se Bashota është “një personalitet i cili ka vizion, ka qëndrueshmëri, ke besim në vetvete ka besim tek qytetarët të cilët i udhëheqë”. Në tubimin e hapjes së fushatës në Klinë, Veseli premtoi subvencione për bujqit, reforma në administratën komunale, uljen e taksave komunale, punësim të të rinjve, si dhe krijimin e një fondi të punësimit. Do të krijojmë Fondin e Punësimit i cili do t’u shërbejë të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave dhe të gjithëve që kane ide për vetëpunësim në mënyrë që të integrohen në tregun e punës. Prioritet i qeverisjes komunale në Klinë, do të jetë ndërtimi i çerdheve dhe siguria për fëmijët. Ai premtoi, po ashtu, se të gjithë studentët që kanë notë mesatare mbi 8, do të përfitojnë bursa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet
Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës. Kurti theksoi se ky është një hap i …