leoni

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës Sabiha Shala projektin që do ta ndryshojë pamjen Pejës

Kandidatja e PDK-së për kryetare, Sabiha Shala, shpalos projektin që do ta ndryshojë Pejën

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës Sabiha Shala, është zotuar se me qeverisjen e saj, do të bëhet rregullimi i shtratit të “Lumbardhit” më vlerë prej 1 milionë euro, i cili do të financohet nga buxheti i Kosovës. Shala thotë se ky projekt do të përfundojë brenda mandatit dhe gjatë ndërtimit do të hapen 100 vende pune.

“Siç kam premtuar nga dita e parë e fushatës, do e kursejmë qytetarin nga retorikat boshe dhe debatet e nivelit të ulët. Do të ofrojmë projekte konkrete për ta ndryshuar Pejën. Rregullimi i shtratit të “Lumbardhit” dhe krijimi shëtitorës dhe hapësirave freskuese i cili do të financohet nga Buxheti i Kosovës, do të jetë njëri nga projektet tona që do t’i ndryshojë pamjem qytetit. Projekti kushton 1 MILIONË EURO, i cili do të përfundohet brenda mandatit dhe gjatë ndërtimit do të hapen 100 vende pune ndërsa pas përfundimit do hapen 50 vende pune të përhershme”, ka shkruar Shala në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …