Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e të dyja vendeve për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës. Gjatë këtij takimi, në veçanti u bisedua për riatdhesimin e personave të kthyer në Kosovë. Me këtë rast, ministri Sefaj falënderoi ambasadorin Sardi në ndihmën e dhënë në procesin e riatdhesimit të personave të rikthyer. Ambasadori italian siguroi ministrin Sefaj për mbështetje të vazhdueshme të Italisë dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …