Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, gjatë një aktivitet elektoral ka thënë se 30 mijë vetura që hyjnë dhe dalin çdo ditë në Prishtinë po e pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të kryeqytetit. Sipas tij, zhvendosja e institucioneve, që ndodhen në kryeqytet, në periferi të tij është prioriteti i qeverisjes të AKR-së, e për këtë ai thotë se i kanë siguruar fondet. “Sot jemi këtu për t’iu bërë me dije Qeverisë sonë që të krijojnë kushte për të rinjtë tanë. Programi im politik është që të fillojmë nga Qeveria e Kosovës. Andaj ne jemi zotuar që qytetarëve t’iu ofrojmë hapësira. Unë sot kërkoj që edhe institucionet t’i bashkohen kësaj nisme”, tha, z. Selim Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …