Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell premton mbështetje për Kosovën në arenën ndërkombëtare

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell premton mbështetje për Kosovën në arenën ndërkombëtare

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Hoxha në takim vlerësoi lart bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Mbretëria e Bashkuar për Kosovën në  zhvillimin e vendit dhe përkrahjes në arenën ndërkombëtare. Në takim, u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, dhe për reforma të rëndësishme e mëse të duhura veçanërisht për sundimin e ligjit. Ambasadori O’Connell ia konfirmoi ministres Hoxha përkrahjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …