Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, i cili e uroi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive në udhëheqje të Qeverisë së Kosovës, duke i ofruar bashkëpunim për avancimin e agjendës evropiane dhe zhvillimore të Kosovës. Kryeministri Haradinaj me këtë rast shprehu zotimin e Qeverisë për avancimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë. Haradinaj vuri në dukje shpresat që ka nga Bashkimi Evropian për Kosovën, duke u përqendruar në fushën e zhvillimit ekonomik, sundimin e ligjit, në energjetikë dhe në kujdesin shëndetësor. Ambasadori Sjaastad, tha se shteti i Norvegjisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …