Në Deçan është mbajt mbledhja VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Është mbajt mbledhja VII-të  e rregullt e  Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit, e udhëhequr nga kryesuesi Jashar Dobraj. Për ketë takim ishte parapa ky rend dite.

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitin 2018,

– Shqyrtimi i rivlerësimit për këmbimin e pronës Komunale-ngastra 429 me pronën private,

– Shqyrtimi i kërkesave,

– Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është diskutuar pika e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e projekt-buxhetit për vitin 2018. Drejtoresha për Buxhet dhe Financa Syzana Mustafaj, bëri të ditur se buxheti për vitin 2018  është 8,333,017, nga ky buxhet paga dhe mëditje janë  5,125,589 €, mallra dhe shërbime 935,535€, shpenzime komunale 106,130€, subvencione dhe transfere 66,178€ dhe shpenzime kapitale 2,099,585€. Në takimet që janë mbajt më drejtorin komunale të arsimit dhe shëndetësie është kërkuar që të mbështetet QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj ’’ në Deçan më 54 mijë euro për renovim, dhe arsimi më  638,362€ për mbulim të minusit në paga. Po ashtu nga anëtarët e KPF-së është kërkuar që të ndahen mjete shtesë për Turizëm Malor dhe për Bujqësi që në vitin 2018 të kenë më shumë përkrahje. Këto kërkesa do të inkorporohen në planifikimin buxhetor të viti 2018 dhe do të diskutohen edhe në Asamblenë e radhës. Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe pika e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe rivlerësimin për këmbimin e pronës Komunale-ngastra 429 me pronën private, njëkohësisht është bërë edhe shqyrtimi i kërkesave. Të gjitha këto do të diskutohen edhe në mbledhjen e Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më datë 28 Shtatorë 2017 më fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …