Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Gjilanit, sot ka pasur një mëngjes pune me disa ndërmarrës, mjekë, profesorë, artistë dhe sportistë të Gjilanit. Veseli ka thënë se gjilanasit janë entuziastë për fitoren e Zenunit dhe ndryshimin e Gjilanit me të. “Në krye me Zenun Pajazitin, Gjilanit po i vjen ndryshimi. Entuziastë janë edhe njerëzit që e mbajtën gjallë jetën kulturore e sportive në këtë qytet, bashkë me ndërmarrësit që hapën qindra vende pune për gjilanasit. Edhe profesorët, mjekët dhe punëtorët shëndetësorë besojnë se Zenuni është Forca e Ndryshimit. Mëngjesin e nisëm me ta dhe me qytetarët në Gjilan, që si epiqendër do i prijë zhvillimit të Anamoravës”, ka thënë Veseli. Qytetarët e Komunës së Gjilanit, sipas Veselit, do të vendosin për platformën qeverisëse të PDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …