Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se nevojitet një dinamikë e re në zbatimin e MSA-së

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se nevojitet një dinamikë e re në zbatimin e MSA-së.  Sipas Hoxhës, zbatimi i MSA-së kërkon përafrim të legjislacionit me atë të BE-së por se kërkohet edhe vullnet politik për ta bërë këtë gjë. Ajo  foli në një panel të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike bëri me dije se pas katër viteve, ajo javën e kaluar ka mbledhur Këshillin Ministror për Integrime Evropiane. Ministrja e Integrimeve tha se aty është diskutuar për aktivitetet e ndërmarra në fushën e zbatimit të agjendës së reformave evropiane. Ajo ka shtuar poashtu se do të ketë dinamikë të re në këtë drejtim dhe se ajo publikisht do të bëjë të ditura Ministritë të cilat nuk i përmbushin me kohë kriteret dhe kanë ngecje por edhe ato të cilat arrijnë të kenë sukses në këtë fushë. Sipas Ministres së Integrimeve, prioritet mbetet fusha e sundimit të ligjit dhe reformat në përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …