Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, aktivitetin e tij zgjedhor e ka filluar me një udhëtim në njërën nga linjat e autobusëve urban. Në njoftim thuhet se për të hipur në autobus Pacolli ka pritur 20 minuta dhe për këtë premtoi se nëse fiton zgjedhjet për kryetar të Prishtinës qytetarët nuk do ta presin asnjë minutë autobusin. Pacolli u zotua se për qytetarët e Prishtinës do të ofrojnë autobusë efiçient të cilët nuk do ta ndotin më tej kryeqytetin. Në programet tona ne parashohim autobusë efiçientë dhe jo autobusë ‘diesel’ të cilët e ndotin ambientin. Sot ka mjaft ndotje të ambientit dhe Prishtina sot i ekspozohet ndotjeve të mëdha. Sot trafiku urban nuk po na funksionon në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Siguroj që ne do të jemi efikas dhe nuk do të ketë asnjë minutë“, tha Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …