Filluan punimet për rregullimin e kanalizimit Siqevë-Shtaricë të Klinës

Kanë nisur punimet për rregullimin e kanalizimit për trajtimin e ujërave të zeza Siqevë-Shtaricë të Komunës së Klinës, i gjatë 6 km dhe ka kushtuar 100 mijë euro. Nga afër fillimin e punimeve e ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka uruar banorët për këtë projekt i cili po realizohet me buxhetin e Komunës së Klinës. “ Trajtimi i ujërave të zeza përpos që është nevoje për ti larguar ato, patjetër është edhe në aspektin shëndetësor ngase ato do të derdhen në një distancë shumë me të largët se deri me tani ku krijohet edhe një ambient me i pastër, duke larguar rrezikun për ndotjen e ambientit. Ky nuk është projekti i fundit për këtë fshatra ngase kemi paraparë që të gjitha kanalizimit nga fshatrat Qabiq, Ujmirë, Shtaricë dhe Siqevë të bëhën bashkë ku do të ndërtohet një kolektor i përbashkët për pastrimin e ujërave të zeza”, tha kryetari Bashota. Banorët shprehën mirënjohje për pushtetin lokal për realizimin e këtij projekti i cili krijon një ambient më të pastër për këto dy lokalitete.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …