Në tubimin zgjedhor të Vetëvendosjes, mbajtur në Besianë, deputetja Albulena Haxhiu, e ka filluar fjalën e saj duke kujtuar dëshmorët nga kjo anë. “Besiana e Zahir Pajazitit e Afrim Zhitisë, e Fahri dhe Bahri Fazliut, e Ali Ajetit e Bedri Ahmetit, Shaban Shalës e Hakif Zejnullahut, e shumë e shumë patriotëve të tjerë, guxoi përherë të jetë zëri i revoltës që kërkoi liri e barazi, zhvillim e drejtësi”, tha deputetja në këtë tubim. Ajo më tej tha se Besiana e ka përjetuar njërin nga modelet më të këqija të qeverisjes, i cili e ka lënë komunë të pazhvilluar e të margjinalizuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …