Gjermani, Kargus Karlhenz, ashtu sikur edhe disa internacionalistë të tjerë nga disa shtete të Evropës, në vitin 1998 iu bashkua luftës së UÇK-së, për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe. Ai gjatë luftën mori plagë dhe mbeti për të jetuar në Kosovë, ku ka krijuar familjen, ka bashkëshorten shqiptare dhe një djalë. Hansi, siç e thërrasin bashkëluftëtarët jeton në Ferizaj dhe punon në Forcat e Sigurisë së Kosovës. Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” konsideron se familja e tij ka nevojë urgjente që ta ketë një shtëpi të veten, meqë prej mbarimit të luftës ai dhe familje e tij jetojnë me qira. Kjo shoqatë kërkon nga shoqatat simotra që ta ndihmojnë, Hansin dhe familjen e tij, andaj edhe pret nga bamirësit që të bashkohen dhe t’i sigurojë një strehim të përhershëm, Hansit dhe familjes së tij në Ferizaj, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …