Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Kosovës Piero Cristoforo Sardi. Berisha dhe Sardi kanë biseduar për bashkëpunimin e mirë dhe produktiv në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Italisë. Ministri Berisha shprehu falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Italisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të kontingjenteve ushtarake në kuadër të KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Berisha e njoftoi diplomatin italian mbi zhvillimet në FSK dhe planet për të ardhmen, duke potencuar faktin se çështje imediate është transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura, për të cilën institucionet më të larta vendore marrin vendim, atëherë kur të arrihet konsensusi i plotë brenda vendit dhe koordinim me partnerët strategjikë dhe vendet mike të Republikës së Kosovës. Ambasadori Sardi konfirmoi qëndrimin e shtetit italian për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe konkretizimin e tij me aktivitete dhe shkëmbime të përbashkëta.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …