Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në vend dhe avancimin në agjendën integruese. Me këtë rast, ministrja Hoxha, falënderoi Ambasadoren Kiliç për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Turqia për vendin tonë. Sipas një komunikate të MIE-së, Turqia është një nga donatorët më të mëdhenj të Kosovës, duke mbështetur subjektivitetin tonë ndërkombëtar, si dhe anëtarësimin në instanca ndërkombëtare në mënyrë që të jemi plotësisht të barabartë me rajonin dhe këtë pjesë të Evropës. Ministrja Hoxha po ashtu kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të thellohet tutje. “Kosova është e përkushtuar që të rrisë dhe forcojë bashkëpunimin në drejtim të përshpejtimit të zhvillimit të vendit dhe bashkëpunimit bilateral, integrimit në nismat rajonale dhe institucionet ndërkombëtare”, theksoi Ministrja Hoxha. Ambasadorja Kiliç ia konfirmoi Ministres Hoxha përkushtimin e saj për të përkrahur edhe më tutje Kosovën në rrugën e saj drejt fuqizimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …