Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, vizitoi sot Qendrën për autizëm në lagjen Arbëri të komunës së Prishtinës. Ai u njoftua për së afërmi me disa nga fëmijët e prekur me këtë sëmundje si dhe u njoftua me gjendjen e tyre. “Është një vazhdimësi që më shtyn të jem sot këtu bashkë me ju, si nga aspekti familjar, që ne kemi pasë konsideratën më të lartë ndaj jush si organizatë. Mirëpo sot në një cilësi tjetër, si kandidat për kryetar të Prishtinës dua të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të qenë afër jush dhe për të ju garantuar kushte më të mira në funksion të lehtësimit të sfidave që i përballni çdo ditë në komunën e Prishtinës”, u shpreh Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …