Frasher Krasniqi dhe Milaim Zeka

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka është rrahur fizikisht nga Frashër Krasniqi gjatë një debati në TV- Klan të Baton Haxhiut

Deputeti  i Nismës, Milaim Zeka është rrahur fizikisht nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, gjatë  një debati  në TV- Klan të Baton Haxhiut.  Deputeti Zeka thotë se Krasniqi nuk kishte ardhur për të debatuar, por për ta sulmuar fizikisht. Unë kisha shkuar për të debatuar, ndërsa ai nga fillimi tha se kam ardhur vetëm për të të sulmuar. Zeka thotë se rastin do ta paraqesë në Polici.

Frashër Krnsniqi kohë më parë në Kuvendin e Kosovës i  ka fyer dhe i ka etiketuar komandantët e luftës së UÇK-së duke i etiketuar si  kriminelë. Ai po ashtu ndodhet në një proces gjyqësor, i akuzuar  për sulm në Kuvendin e Kosovës. Arroganca, prepotenca dhe naiviteti i këtij aktivisti të Vetëvendosjes dëmin më të madh ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Lëvizjes, e cila si duket ia ka “lëshuar frerët” me qëllim për ta djegur politikisht. Ndërkohë, Izet Tahiri kandidat për asamble komunale në Mitrovicë, nga radhët e Vetëvendosjes,  e ka përkrahur dhunën e Frashër Krasniqit kundër Milaim Zekës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …