Reçica në Forumin “Mungesa e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar, Sfidë për Bizneset”

Ministri Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, mori pjesë në forumin e biznesit me temën “Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sfidë për bizneset”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ.

Në këtë forum Ministri Reçica paraqiti sfidat e punësimit në Kosovë, me theks të veçantë sfidën e punësimit të të rinjve, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe hulumtimin e nevojave të tregut të punës.

Ministri Reçica, ndër të tjera prezantoi masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, për të plotësuar kërkesat e tregut të punës me punonjës të kualifikuar, sipas nevojave të biznesit. Ai theksoi se do të ketë një bashkëpunim më të ngushtë me të gjithë akterët relevant vendor, institucionet e Kosovës, bizneset dhe partnerët ndërkombëtarë, që sfidën me papunësinë ta kthejmë në anën e duhur dhe krijojmë kushte për të ofruar më afër fuqinë punëtore me kërkesat e tregut të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …