Kryetari i partisë FJALA, dr. Gëzim Kelmendi i thotë Milaim Zekës se Turqia nuk financon Vetëvendosjen, Në reagimin Tuaj pas konfliktit me Frashër Krasniqin ke akuzuar Vetëvendosjen në se financohet nga Turqia, Beogradi dhe Moska. A financohet nga Beogradi dhe Moska nuk e di, por që nuk financohet nga Turqia këtu jam i sigurt 100%. Vetëvendosja dhe Turqia janë dy pole të kundërta. Vetëvendosja është partia e parë dhe vetme në Kosovë që ka mbështetur kurdët për ndarje nga Turqia. Pastaj lideri i Vetëvendosjes është i vetmi lider politik në Kosovë që në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur Presidentin Erdogan ” diktator”. Turqia ka investuar shumë në Kosovë, përfshirë edhe Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz ( këtë edhe vet e ke konfirmuar), por nuk e financon Vetëvendosjen e cila ka ideologji kundër muslimanëve dhe vetë udhëheqjes së muslimanëve. Unë e dënova dhunën që u përdor kundër teje, por kjo nuk do të thotë se unë pajtohem me fjalorin tënd, aq më pak ne deklaratën tënde për Turqinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …