Në konferencën e mbajtur për medie, kandidati i Vetëvendosjes për t’ u rizgjedhur edhe njëherë kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti foli për zotimet në mandatin e radhës që ndërlidhen me parqet, sportin dhe rekreacionin. “Bazuar në koston e ndërtimit të parkut të “1 Tetori”, ne kemi ndarë buxhet që vetëm gjatë vitit 2018 të ndërtojmë 4 parqe të tilla, dhe për 4 vitet e ardhshme parashohim 15 parqe të ngjashme”, tha ndër të tjera Kryetari Ahmeti. Ai më tej prezantoi një nga një zotimet që tona brenda fushës “Lagjja jonë, me sport dhe rekreacion, thuhet mes tjerash në njoftimin e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …