leoni

NISMA

Në një njoftim të Nismës për Kosovën thuhet se aderimet në këtë parti, në Drenas, nuk kanë të ndalur

Në një njoftim  të Nismës për Kosovën thuhet se aderimet në këtë parti, sidomo në Drenas,  nuk kanë të ndalur. Nisma po merr përkrahje gjithandej përditë e më shumë, kjo u dëshmua  në selinë e Nismës, ku publikisht aderuan 5 personalitete të ndryshme të jetës publike në Drenas. Me ketë rast përveç kryetari të degës Isa Xhemajlaj dhe anëtarëve të Kryesisë, prezent ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi”, thuhet në njoftim të kësaj partie. Sot zyrtarisht Nismës iu bashkuan: Behram Halilaj – Inxhinier dhe veprimtar, Gëzim Shishani – ish anëtar i PDK-së dhe zyrtar shumëvjeçar në Komunën e Drenasit, Bekim Mala – Veprimtar dhe ish-Kryetar i seksionit të PDK-së në Drenasin 2, Mustaf Hoxha – ish-Kryetar i seksionit të PDK-së në Nekovc si dhe Eqrem Berisha – Ish-anëtar i PDK-së si dhe veprimtar i dalluar nder vite në jetën publike”, thuhet më tej aty.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi sfidon VV-në: “Dilni matuni, nuk i keni votat për qeveri”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar me bindje se Lëvizja Vetëvendosje …